E humbi kujtesën gjatë lindjes, atë që bëri burri i saj do...

E humbi kujtesën gjatë lindjes, atë që bëri burri i saj do t’ju emocionojë

522
0

Steve dhe Camre Curto janë së bashku prej 10 vjetësh. Pasi humbi kujtesën gjatë lindjes, Camre nuk mund të kujtojë asnjë prej tyre. Duke kërkuar një mënyrë për të ndihmuar gruan e tij të kujtonte vitet e tyre së bashku, Steve, 38 vjeç, nga Michigani, SHBA, shkroi një libër.

Në përvjetorin e tyre të katërt të martesës, “Por unë e di që të dua” ishte libri që e kishte bërë ai me historinë e dashurisë së çiftit që në fillim.

“Gjithçka në libër është një kujtim i asaj që kemi kaluar dhe asaj që kam humbur. Më pëlqen ta lexoj shumë, por tani ndjenjat janë të përziera. Ndonjëherë është e vështirë për mua sepse më tregon gjithçka që kemi kaluar dhe që nuk është brenda meje”, tha Camre.

Shtatzënia e Camres nuk tregoi asnjë shenjë alarmi deri në tremujorin e fundit, kur ajo pati të vjella të vazhdueshme, sipas Stevet.

 

Kështu Camre pësoi një goditje, e cila i preku të dyja pjesët e trurit. Si kujtesa e saj e gjatë, ashtu edhe ajo afatshkurtër u fshinë, sipas terapistes profesioniste të Camres, Jessica Smith.

 

Pas lindjes, Camre kaloi 30 ditë në spital, ndërsa djali i sapolindur, Gavin, ishte në inkubator për 36 ditë pasi lindi para kohe.