Një zjarr ka rënë në njw magazinw mallrash në një kompleks pallatesh në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Laprakë. Kjo ka shkaktuar panik te banorët, të cilët nga paniku kanë ‘harruar’ karantinë dhe kanë vërshuar në rrugë.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike tek një nga ambientet që ishte biznes në kompleks.
Nga zjarri i rënë në ambientet e një magazine biznesi që ishte i mbushur plot me mall duke shkaktuar tym të dendur në zonë. Kjo ka shkaktuar shumë panik te banorët, të cilët kanë dalë të alarmuar jashtë pallatit siç vihet re dhe në pamjet e siguruara nga Report TV. Zjarrfikësja ndodhet ne vendin e ngjarjes ku ka vënë në kontroll flakët dhe po punon për shkuarjen e tyre. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale/Shqiptarja