Aktualitet

E FUNDIT/ Tjetër tërmet në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda

By admin

April 13, 2020

Një tjetër tërmet ka lëkundur sot qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave mësohet se sot lëkundjet ka qenë në thellësi të detit Adriatik me magnitutë 3.3 Rihter.

Tërmeti është 42 kilometër nga qyteti i Durrësit dhe në një thellësi 2 kilometër. Nuk raportohet ende për dëme materiale.

Këto lëkundje kanë sjell dhe njëherë frikën tek banorët, pasi dhe mbrëmë pas mesnate u ndje lekundje të tjera të tokës. Sipas të dhanëve nga IGJEUM tërmeti ishte me magnitutë 3.1 Rihter, por ishte shumë afër qytetit.