E FUNDIT/ Panik në Lezhë, të shtëna me armë pranë stacionit...

E FUNDIT/ Panik në Lezhë, të shtëna me armë pranë stacionit elektrik

375
0

Të shtëna me armë janë regjistruar pak momente më parë në Lezhë.

Mësohet se të shtënat janë ndjerë pranë stacionit elektrik. Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje.

Bëhet me dije se policia është vënë në ndjekje të një personi të shpallur në kërkim, i cili ka qëlluar në ajër për t’ju shmangur policisë.

Blutë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e tij, ndërsa të shtënat kanë shkaktuar panik te banorët.

Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë.