E FUNDIT/ Magazinierin e minierës e dërgojnë të vdekur në spital, ja...

E FUNDIT/ Magazinierin e minierës e dërgojnë të vdekur në spital, ja çfarë dyshohet

498
0

Dergohet pa shenja jete ne spital nje 47 vjecar, me detyre magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë.

Policia ben me dije se nga te dhenat e para “dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike”.

Informacioni paraprak

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.