E FUNDIT/ Grabitjet e shumta të makinave te “Liqeni”, policia zbulon autorët

E FUNDIT/ Grabitjet e shumta të makinave te “Liqeni”, policia zbulon autorët

324
0

Policia ka bërë të mundur kapjen e njërin prej autorëve, dy djem e kishin bërë zonën e tyre atë tek Liqeni i Farkës, ku shfrytëzonin parkimin për të grabitur në automjete sendet që ndodheshin brenda tyre.

Teksa janë zbardhur gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve.

Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

– K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;
– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;
– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;
– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;
– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;
– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.