E enjtja fillon dhe mbyllet me reshje shiu, mësoni si do jetë...

E enjtja fillon dhe mbyllet me reshje shiu, mësoni si do jetë moti sot dhe nesër (Parashikimi)

211
0

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell nesër pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë, moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit, shoqëruar me reshje shiu të dobta lokale.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër. Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët. Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.