E enjte e nxehtë, studentët dhe qytetarët protestë para Kuvendit

E enjte e nxehtë, studentët dhe qytetarët protestë para Kuvendit

396
0

Ditën e sotme në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare. Ndërkohë ashtu sikurse është bërë me dije sot në Kuvend do të jetë edhe opozita, e cila theu bojkotin e gjatë. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka zbulauar mbrëmë edhe skenarin e opozitës për sot. nI ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’, Ristani bëri të ditur se opozita do të kthehet në Kuvend vetëm për pjesën kur do të diskutohet buxheti. ‘Opozita do jetë në Kuvend vetëm për pikën kur do diskutohet buxheti, që u jep zgjidhje dhe një pjesë të kërkesave të studentëve dhe do largohemi. Ka dhe kërkesa të tjera që do të diskutohen’, u shpreh Arben Ristani. Kujtojë se studentët kanë lajmëruar zhvillimin e protestës përpara Kuvendit ditën e sotme, ndërkohë që edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës.