Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën qëndrore e cila po ifluencon mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot relativisht të paqëndrueshëm.
E Enjte 28 Shkurt 2019
E Enjte dt 28 Shkurt 2019 vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të pakta në Juglindje dhe Verilindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7-10 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -3/11°C
Zonat e ulëta -2/17°C
Zonat bregdetare 3/16°C
E Enjte 28 Shkurt 2019
Kosova për ditën e Enjte dt 28 Shkurt 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -3°C në mëngjes deri në 13°C gradë Celcius në mesditë.