Kronike

E ekzekutuan sot/ Pronarit të televizionit në Rrëshen, i vranë vëllain në 2017: E qëlluan pas shpine

By vizionc

January 07, 2020

 

Ekzekutimi i pronarit te televizionit lokal ne Rreshen, thellon tragjedine ne familjen Reçi. Ne vitin 2017, ne Rome, Kastriot Recit i vrane vellain, Gasper Reçin.

 

Vete Kastrioti ka shkruar ne ate kohe ne profilin e tij ne Facebook, se te vellane ia vrane pas shpine, por pa permendur ndonje shkak per kete ngjarje te rende.

 

“Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij”- shkruan ne ate kohe Kastrit Reçi.

 

Mesazhi i Kastriot Reçit, pas vrasjes se vellait ne Itali

 

Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne kishen Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome)

Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate… Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij.