Lajme

E dyta brenda javës, Antonio Conte merr kërcënime për jetën

By vizional

November 22, 2019

Pas kërcënimit të disa ditëve më parë, Antonio Conte ka marrë një zarf me një letër kërcënuese e shoqëruar me një fishek gjuetie, të kalibrit 8 milimetërsh.

“E dimë se ku jeton. E dimë kush është vajza jote”, shkruhej ndër të tjera në kërcënimin për trajnerin italian dhe familjen e tij.

“La stampa”, raporton se policia e Milanos ka marrë nën vëzhgim familjen e Contes dhe vetë trajnerin i cili orët e fundit ka dëshmuar edhe për krerët antiterrorit në Milano.