E dinit që këto fruta të thata bëjnë mrekulli për të forcuar...

E dinit që këto fruta të thata bëjnë mrekulli për të forcuar kockat?

428
0

Frutat e thata janë një opsion i shëndetshëm dhe i shijshëm i ushqimeve që s’duhet të mundojnë kurrë në dietën tonë. Edhe pe nuk përmbajnë ujë, ato na garantojnë sasi të larta mineralesh dhe proteinash, perfekte për ta nisur ditën plot energji.

 

Këto super ushqime gjithashtu janë ideale për të luftuar kapsllëkun dhe për të forcuar kockat tona falë përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe zinkut.

 

Frutat e thata janë një aleat i shkëlqyer për shëndetin, sidomos nëse konsumohen në doza të ekuilibruara. Ato përmbajnë sasi të më të larta nutrientësh dhe sigurojnë 4 herë më shumë energji se frutat e freskëta. Asimilohen më mirë nga organizmi dhe ndihmojnë në tranzitin e zorrëve.

 

Përfitimet e të konsumuarit 100 gr fruta të thata në ditë:

 

-Janë një burim natyral hekuri, kalciumi, magnezi e zinku, një thesar natyral për kockat dhe për të luftuar osteoporozën.

 

-Parandalojnë disa sëmundje degjenerative falë përmbajtjes së lartë të vitaminave E, C dhe antioksidantëve.

 

-Përmirësojnë tretjen, kujdesen për zorrët dhe evitojnë akumulimin  toksinave ose elementeve helmues për organizmin tonë.

 

-Janë burim natyral kaliumi e vitaminash të grupit B, ideale për kockat.

 

-Nuk përmbajnë kripë dhe janë të pasura me mikronutrientë që na lejojnë të reduktojmë hipertensionin arterial.

 

-Frutat e thata janë të pasura me yndyra të të shëndetshme si omega 3 dhe omega 6.

 

-Luftojnë ankthin dhe oreksin.

 

-Sigurojnë energji dhe rendiment fizik për ata që bëjnë sport.

 

-Janë kapsula energjie, ideale për ato që po përballen me menopauzën dhe ndihen të lodhura dhe në gjendje jo të mirë humori.

Frutat e thata më të mira që mund të konsumoni:

 

  1. Fiqtë e thatë

 

  1. Kumbullat e thata

 

  1. Hurmat arabe

 

  1. Boronicat e thata