Gazetarja e njohur, Sonila Meço është një ndër personazhet mjaft të komentuar në mediet sociale. Kjo për faktin se ajo është pjese e ekraneve tona prej disa vitesh. Moderatorja njihet edhe për postimet që bën herë pas herë në rrjete sociale, ku zbulon detaje nga jeta e saj private, të cilat i ndanë me komentuesit dhe ndjekësit. Gazetarja ka postuar sot një foto në Instagram, ku shfaqet me vajzën e vogël duke ngrënë bukë të thekur nën rrezet e diellit të tetorit. “Bukë e thekur me gjalpë të kripur, një rreze dielli tetori, shoqëri e mirë me tipa të lirë…ç’do njeriu më shumë nga jeta?!”, ka shkruar Sonila krahas fotos së postuar, ndërkohë që në dorë ka një fetë buke. Nuk kanë munguar as komentet pozitive për të, e cila në fund të fundit s’ka çfarë të kërkojë më shumë se kaq.