Aktualitet

E DHIMBSHME/ U gjet i vdekur pas 5 ditësh, momenti kur trupi i 17-vjeçarit nxirret nga lumi

By vizional

June 13, 2019

Në foton e mëposhtme shihet se si trupi i Matia Rizallarit është nxjerrë nga lumi Vjosë në zonën e njohursi Ura e Dragotit.

Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur nxirret nga lumi trupi i 17-vjeçarit Matia Rizallarit që rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh.

Siç shihet trupi i të ndjerit është mbështjellë me një batanije dhe mëngjesin e sotëm është nxjerrë nga uji, në zonën e njohur si Ura e Dragotit.

Rizallari rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh, por vetëm mëngjesin e sotëm është nxjerr1% i pajetë nga zona e njohur si Ura e Dragotit.

Fillimisht u raportua se 17-vjeçari ishte nisur për t’u larë në lumë por babai i tij, Arjan Rizallari ka drejtuar gishtin nga një 25-vjeçar i identifikuar si Egliter Dosti, të cilin e akuzon se i ka vrarë djalin.

Ky i fundit është shoqëruar në polici menjëherë pas dëshmisë së babit të adoleshentit të vdekur.