Aktualitet

E dekretoi Meta për Kushtetuesen, KPA jep vendimin: Besnik Muçi shkarkohet nga detyra

By vizionc

November 21, 2019

 

besnik muciKolegji i Pasacem i Apelit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra per ish- prokurorin Besnik Muçi, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar dhe presidenti i vendit Ilir Meta dhe betuar pak kohe me pare.

 

Sipas KPA, gjatë shqyrtimit është konstatuar deklarim i pasaktë dhe i pamjaftueshëm i pasurisë nga ana e Muçit dhe personit të lidhur me të.

KPA pasi e shqyrtoi ceshtjen ne prani te paleve, pasi u degjuan edhe konkluzionet perfundimtare, vleresoi shkaqet e ankimit per kriteret e kontrollit te pasurise, trupi gjykues arrin ne keto perfundime:

muci vendimi

Subjekti gjendet ne kushtet e deklarimit te pamjaftueshem per deklarimin e pasurise;

Subjekti nuk mund te mbulonte shpenzimet e ketyre viteve dhe gjendet ne kushtet e deklarimit te pamjaftueshem per kriteret e kontrollit te pasurise;

Pas marredhenies me individin A.L qe ishte perfshire ne konflikte fuizike me te tjere ku eshte perdorur edhe arme zjarri, ishte proceduar dhe denuar nga Gjykata per vepren penale te moskallezimit te krimit, vendim i prishur nga apeli i Tiranes duke pushuar ceshtjen penale ne ngarkim te A.L, nga i cili pati orivilegjet e perfituara per blerjen e apartamentit.

Rezulton se ai ka cenuar besimin publik ne sistemin e drejtesise.

Perfundimet u vleresuan te mjaftueshme per te konkluduar mbi kriterin e kontrollit te pasurise, nuk mund te gezoje besimin e publikit per te qendruar ne detyre.

Subjekti i rivleresimit ka kryer deklarim te pasakte dhe te pamjaftueshme te pasurise se tij dhe personave te lidhur me te.

Trupi gjykues vendosi, ndryshimin e vendimit te KPK dhe shkarkimin nga detyra te subjektit te vleresimit Besnik Muci, prokuror ne fillimin e vleresimit dhe anetar i Gjykates Kushtetuese.

 

***

Ne seancen e shkuar, Komisioneri Publik nuk është tërhequr nga kërkesa e tij, pas vendimit të KPK-së për largimin e Muçit nga sistemi, ndërsa vetë ish-prokurori ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KPK-së dhe konfirmimin në detyrë.

 

Sipas Komisionerit, subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi plotësisht atë.