E dashur Barbara…

E dashur Barbara…

725
0

 

Nga Mimoza Hajdarmataj

E dashur Barbara Doda.

Nuk të ndoqa dot mbrëmë, por e mora vesh nga shumë mesazhe që më vinin nga miq, që ndër të tjera më kishe cituar mua si modelin tënd në politikë.

Ti dhe disa kandidat të tjerë keni moshën e fëmijëve tanë sot, por edhe ne kishim moshën tuaj, kur u bëmë pjesë e Lëvizjes Historike të Dhjetorit ’90.

Për ne nuk ishte e lehtë atëherë, por as për ju nuk është e lehtë tani.

Ti, kandidatja 20 vjeçare e PD, ke marrë një detyrë jo të lehtë, në këtë prag vere.

Në vend që të fillojnë planet për të shijuar pushimet, ke zgjedhur të sfidosh mosbesuesit e paragjykuesit, se të rinjve nuk mund tu lihen çështje të mëdha në dorë, si politika.Në fakt, 20-vjeçarët si ty po guxojnë sot të sfidojnë dëshpërimin dhe dyshimin e madh, se ky vend nuk bëhet.Prandaj të përgëzoj me shpirt që pranon të tejkalosh dhe vetveten duke i hyrë një përballje të re, që nuk ta mëson dot asnjë universitet, atë të përballjes me publikun, median, politikën apo edhe me bashkëmoshatarët.

Për të gjitha këto sfida, modeli yt, që tani është një fitore e madhe.

Duke të falënderuar edhe një herë, dua të të siguroj se do të jem gjithmonë atje në terren, për të përkrahur e për të dhënë besim se edhe në politikë ku ka shumë të panjohura e të pamundura, TI MUNDESH, kur ke pasion e humanizëm.Paç bekimin e Zotit dhe të prindërve, që të kanë edukuar kaq mirë.

P. S. Për të gjithë ata që lajm përbënte fakti që Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit të degës, dua tu them se PD krenohet me këto modele të rinjsh dhe të rejash, që edhe pse shumë herë u gdhinë mbi projekte, e jo te ndonjë pallat ish-ministri, përsëri ishin me ne në Çadrën e Lirisë….e në vend që të joshen me ndonjë samrtfon apo kamping, iu bashkuan kauzës sonë për zgjedhje të lira   dhe të ndershme

 Marre nga syri .net 

Shperndaje