Lajme

E cilësoi ‘koprrac’, Takaj: Fitoret në kampionat ishin detyrim, Vangjeli merrte premio te Skënderbeu për…

By vizional

March 04, 2020

 

Ardjan Takaj i është përgjigjur “flakë për flakë” Kristi Vangjelit. Ky i fundit pati deklaruar një ditë më parë se Refik Halili është më dorëlëshuar sesa presidenti i Skënderbeut, ndërsa këtë të fundit gjithsesi e ka përshkruar si një njeri të qetë dhe me një vetëpërmbajtje për t’u admiruar. Takaj nuk ia ka lënë mangët… Natyrisht, me shumë edukatë, por mesazhe deri diku therëse nëse i lexon me vëmendje fjalitë e tij.ardjan takaj

Presidenti i Skënderbeut e konsideron Kristi Vangjelin një futbollist të madh, por i kujton, se ai ishte pjesë e një skuadre shumë të madhe kur vishte fanellën e Skënderbeut dhe se fitoret në kampionat ishin detyrim. Takaj ndërkohë, i hedh edhe një kunj Tiranës. Natyrisht, me shumë finesë, teksa nëpërmjet përgjigjes për Vangjelin, vë në dukje se shpërblimet e Skënderbeut në kohët e arta ishin sa çka sot një klub shqiptar të gjithë buxhetin vjetor…

VLERËSIMI

“Kristi Vangjeli është djalë i mirë dhe gjithashtu një futbollist i madh. Kur Vangjeli luante te Skënderbeu, kishim një ekip shumë të madh dhe premio jepnim kur mundnim klube si Sportingu i Lisbonës, Dinamo Kiev dhe Dinamo Zagreb”, ka deklaruar Takaj ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Me këtë rast, ai i ka kujtuar edhe një herë ish-lojtarit të tij se te Skënderbeu nuk luante vetëm për titullin kampion, por për nivele edhe më të larta, siç ishin faza e grupeve në Ligën e Europës.shishet loro borici vangjeli

NJË “KUNJ” TIRANËS

Nuk e përmend asnjëherë emrin e Tiranës, por mesazhi i tij mund të interpretohet edhe kështu. “Për të hir të së vërtetës kanë qenë premio sa buxhetet e rivalëve. Nuk jepnim ne premio kur Skënderbeu fitonte me ekipet shqiptare. Në Superiore fitoret kanë qenë detyrim për Skënderbeun. Kjo është e gjitha…”, shprehet Takaj. Presidenti i klubit të Skënderbeut vë në dukje diferencën që krijoi ajo skuadër kur merrte pjesë në Europë dhe standardin se fitoret në kampionat ishin detyrim.