“E çaj dallgën me kokë”, Aurela Gaçe poston video EPIKE me bikini!...

“E çaj dallgën me kokë”, Aurela Gaçe poston video EPIKE me bikini! Moment që të gjithë e kemi provuar të pakten një herë

437
0

Këngëtarja Aurela Gaçe ka postuar një moment epik nga pushimet e saj verore. Në një video humoristike, teksa shihet  me bikini buzë detit, një dallgë e madhe i vjen në befasi, duke e përplasur  pas gurëve. “Pushimet dimërore”. Ore,nuk bëhet shaka me miellin e Gjermanit. Më hodhi tutje një herë? ??? Ama, tek e dyta i thashë -Ik se ta çava ballin

Unë jam trime, e çaj dallgën me kokë…. Edhe sigurisht, mbas hedhjes , m’u morën edhe ato pak mend që kisha. Imagjinoni çfarë do bëhet të Shtunën në skenë tani , s’mbaj asnjë përgjegjësi,”- shkruan Aurela Gaçe bashkëngjitur videos së postuar.