‘E bukura e dajës, unë prita me ardh e me u knaq,...

‘E bukura e dajës, unë prita me ardh e me u knaq, të shihja sukseset e tua’, postimi prekës për të renë që humbi jetën në Kroaci

360
0

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë u aksidentua dhe si pasojë dhjetë persona humbën jetën. Në mesin e viktimave ishte edhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe. Daja i të ndjerës, Leotrim Hoxhaj ka shkruar një mesazh prekës për vdekjen e mbesës së tij. “E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde”, shkruan Hoxhaj.

 

Postimi i plotë:

 

Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty.

Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më.

Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës.