TIRANË- Ndërsa UEFA do t’i nënshtrohet vendimit të qeverisë se stadiumet italiane do t’i mbajnë dyert e mbyllura për tifozët e tyre deri në një përmirësim të situatës, “Gazzetta dello Sport”, por jo vetëm, ofruan dje një prapaskenë, lidhur me duelin në Champions, kundër Lionit.
Njoftimi
Sipas këtyre burimeve, drejtuesit bardhezi kanë provuar ta spostojnë ndeshjen e kthimit (të parën Juvja e humbi 1-0 në Lion) të së martës së 17 marsit, në program në “Allianz Stadium”, në një prej stadiumeve të Maltës dhe jo më në Torino.