E BUJSHME/ Fatos NANO ‘lë thatë’ Ramën, nuk shkon në kongresin e...

E BUJSHME/ Fatos NANO ‘lë thatë’ Ramën, nuk shkon në kongresin e PS

521
0

Ish kryeministri Fatos Nano nuk merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste. Pavarësisht se ftesa për të dhe lajmi se e kishte pranuar ftesën, bënë një bujë të madhe mediatike, ish kryeministri mesa duket ka vendosur mos shkojë në Kongresin Elektoral të PS. Mungesa e tij ka qenë e papritur për shumë socialistë të cilët mezi e prisnin ish liderin e së majtës,. Edhe Elisa Spiropali konfirmoi mbrëmë prezencën e Nanos në Kongres edhe pse tha se ai nuk do mbante fjalim, mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Deri tani, Nano nuk duket gjëkundi dhe menjëherë kanë nisur zërat që hedhin hije dyshimi për marrëdhënënien e tij aktuale me Ramën. Ndoshta Nano do të sfhaqet më vonë në Kongres por deri atëhere, s’na mbetet veçse të presim.