Dyshime mbi vdekjen e Maradonës, avokati: Kishte marr goditje në kokë

Dyshime mbi vdekjen e Maradonës, avokati: Kishte marr goditje në kokë

318
0

Pesë ditë më parë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona u nda nga jeta, ndërsa kane nisur hetimet për dyshime mbi vdekjen e tij.

Ishte rradha e avokatit Rodolfo Baqué, i cili mbron interesat e infermieres Dahiana Madrid,  e cila u kujdes për Maradonën gjatë kohës që shfaqi komplikacionet me shëndetitn.

Nga hetimet e deri tanishme mësohet se Diego Maradona ka goditur kokën në anën e djathë, në të kundërtën e operacionit që kishte zhvilluar së fundmi futbollisti.

Në një deklaratë në TN TV,  avokati Baqué deklaroi se “ditë para se të vdiste, Maradona ra në vilën e tij dhe goditi kokën e tij.

“Nuk ishte një goditje shumë e fortë, por preku anën e djathtë, e kundërt me atë të operacionit. Ata e ngritën menjëherë. Askush nuk  kërkoi një klinikë. Mbase me zgjedhjen e vetë Maradonës. Por ai nuk mund ta vendoste një gjë të tillë “, deklaron ai.

Gjithashtu në  hetime është deklaruar se Maradona nuk ishte duke u hospitalizuar. Vila e tij ishte larg spitaleve dhe shërbimeve mjekësore.

Avokati Baqué përsëri theksoi se vdekja e Maradonës ishte neglizhencë e mjekëve dhe se nëse do të kishte kontrollin e duhur do të kishte mbijetuar.

“Para aksidentit ai ishte mbyllur për tre ditë në dhomën e tij , madje pa parë televizor. Ai duhej të kishte 115 rrahje në minutë, dhe një ditë para se të vdiste ai kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme koronare të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje.

Trupi i tij po dërgonte sinjale por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç. Maradona mund të ishte pranuar në klinikën më luksoze në botë, por përkundrazi ai u mbajt në një vend të papërshtatshëm”.- përfundon avokati.

Një ekip gjyqtarësh ka hetuar për ditë me radhë shkaqet e vdekjes së Diego Maradonës dhe dje prokurorët  kryen një kontroll në rezidencën dhe klinikën e mjekut të besuar të ish-futbollistit, neurokirurgut Leopoldo Luque, i implikuar, megjithëse jo i akuzuar zyrtarisht, në çështjen në lidhje me hipotezën e ‘vrasjes pa dashje’