Dybala: Kjo është ëndrra ime e fëmijërisë

Dybala: Kjo është ëndrra ime e fëmijërisë

429
0

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka folur për ëndrrën e tij të fëmijërisë. 23 vjeçari po qëndron në Argjentinë, dhe nga atje ka deklaruar se ëndërron të luaj në Kupën e Botës. “Kur isha fëmijë, në pasdite me miqtë e mi, në çdo stërvitje kur kisha topin në këmbë luaja për një ëndërr”, ka deklaruar fillimisht Dybala. “Ishte ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës. Andaj do të përpiqem dhe të punoj shumë për ta arritur atë, për veten time dhe të gjithë që më kanë ndihmuar”.