Dy zonjat e LSI-së bëhen nëna, Kryemadhi: Erdhën si vajza të reja,...

Dy zonjat e LSI-së bëhen nëna, Kryemadhi: Erdhën si vajza të reja, sot kanë forcë të rrisin fëmijët e tyre

459
0

Dy zonja të LSI-së kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përcjellë urimet e përzemrërta për Erionën dhe Irisin, ndërsa ka përcjellë një mesazh për prindërit e rinj.

“Sepse këtë urim do më duhet ta bëj ca shpesh këto kohë për të rinjtë e LSI, për bebet që janë rrugës për të ardhur në jetë, e që padyshim do të lindin në një Shqipëri më të mirë”, shprehet Kryemadhi.

“Mes shumë gëzimeve që te ofron jeta, padyshim më i madhi dhe i forti është ai i të ndjerit nënë!

Ndaj sot dua të jem pranë me një urim të veçantë për dy nënat e reja të familjes sonë të madhe të LSI. Për Erionën dhe Reina e saj gjithë dritë, për ty Ana me Rejan engjëllore dhe Mami Irisin që gëzohet për herë të dytë që mban në krahë engjëllin e saj.

Erdhën si vajza të reja në LSI e sot janë nëna, me forcë dhe dashuri për të rritur fëmijët e tyre. Ashtu si të gjjthë djemtë e vajzat tona që do ta ndërtojnë shtëpinë e tyre të ardhme, familjen e tyre në Shqipëri. Sepse këtë urim do më duhet ta bëj ca shpesh këto kohë për të rinjtë e LSI, për bebet që janë rrugës për të ardhur në jetë, e që padyshim do të lindin në një Shqipëri më të mirë”, shkruan kryetarja e LSI-së.