Dy ndeshje në tre ditë, MANAJ shënon gol në Spanjë

Dy ndeshje në tre ditë, MANAJ shënon gol në Spanjë

403
0

Rey Manaj ka gjetur golin tre ditë pasi u aktivizua me Kombëtaren e Shqipërisë në humbjen në “Hampden Park” ndaj Skocisë.  Sot ai ka shënuar gol në ndeshjen që ekipi i tij Albacete zhvilloi për raundin e 1/64 të Kupës së Mbretit të Spanjës. 21-vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë duke shënuar në minutën e 93, kur rezultati ishte 1-3 në favor të miqve të Lugos. Goli shërbeu vetëm për statistikë pasi Albacete i dha lamtumirën Kupës së Mbretit. Ai u transferua nga Interi në korrik të këtij viti.