Aktualitet

Dy motrat sherr në shtëpinë e prindërve, njëra e godet me thikë, arrestohet tjetra, çfarë ndodhi në Tiranë (DETAJE)

By vizional

January 25, 2020

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Si pasojë,  kjo e fundit është plagosur dhe ndodhet në spital. Policia bën me dije se në pranga përfundoi shtetasja me inicialet A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Mësohet se 24- vjeçarja pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj më  të vogël, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Godet motrën, arrestohet në flagrancë 24 vjeçarja. Arrestohet edhe një shtetas, për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.