Mjekët dhe ekspertët e ushqimit po nxisin gjithmonë e më shumë konsumimin e selinosë në çdo vakt të ditës. Është një perime e freskët me vlera të larta ushqimore, por që neglizhohet shpesh në masë të gjerë. Zakonisht shoqërohet me spinaqin apo me perimet e tjera jeshile, por tani është koha për ta vendosur selinonë në qendër të vëmendjes kur është fjala për produktet që duhen konsumuar çdo ditë.
Të ndihmon të biesh nga pesha
E pasur me vlera të larta ushqimore, selinoja ndihmon për të pasur një organizën të pastër. Është e pasur me fibra, por falë kërcellit të trashë të shton vetëm 10 kalori. Kjo e bën selinonë një produkt perfekt për të shoqëruar mëngjesin, sallatat e thjeshta apo edhe për t’ua shtuar supave që t’u japë më shumë shije. Hidheni në të gjitha recetat e preferuara dhe do t’ju ndihmojë për t’u ndier të ngopur gjatë gjithë ditës.
Të largon stresin
Selinoja rekomandohet edhe për uljen e nivelit të stresit gjatë ditës. Ajo përmban minerale si magnezi, që ndihmon në qetësimin e sistemit nervor. Keni kaluar një ditë të lodhshme dhe ndiheni të lodhur edhe para se të flini?
Provoni të hani selino pak para se të vini kokën në jastëk dhe gjumi do t’ju zërë menjëherë.