Kulture

Duma : Teatri nuk mund të konsiderohet si një vend pune per artistet

By vizional

July 26, 2019

Ajo godinë nuk mund të konsiderohet si një çështje e artistëve apo si një vend pune. Artistët qe po e mbrojnë nga shembja nuk do vuajnë për një vend pune, ata po mbrojnë kulturën shqiptare.

Ky vend ka ecur keq se mardhënien me të kaluarën e vet jo rrallë e ka pasur shkatërruese. Ta zhdukim historinë, ta fshijmë memorien, askush mos dijë kush ishte e nga erdhi.

Godinat e vjetra të artit, mbi të gjitha, janë tempuj të frymës së historisë, ato kanë në çdo pjesëz të vet një pjesë të shpirtit që gjendet në çdo shqiptar. Është fryma që na është përçuar në mënyrën si jemi rritur e gatuar, ajo godinë ka një pjesë të seicilit aty.

Zhdukja, bërja hiç e trashëgimisë ka nisur prej me shume se njëqind vitesh, një plan i kakohshëm për të eleminuar rrënjët shqiptare në histori.

Kjo do ndodhë nëse teatri shembet!

 

Teatri duhet mbrojtur si një pjesë e vetes!