Duke filluar nga sot, në Malin e Zi mund të futeni vetëm...

Duke filluar nga sot, në Malin e Zi mund të futeni vetëm nëse keni një test negativ të Covid-19, ja sa kohë do qëndrojë kjo masë

430
0

Duke filluar e marta e 22 Dhjetorit (sot) deri në datë 11 Janar 2021  të gjithë shtetasit, të cilët duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR që të jetë bërë brenda 72 orë të fundit.

 

Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi.

 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

 

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

 

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend“, njofton MEPJ.-