Duka paralajmëron: Non-grata do shpallet gjithë Rilindja

Duka paralajmëron: Non-grata do shpallet gjithë Rilindja

439
0

 

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.” – ka qenë ky paragrafi i publikuar pasdreken e sotme nga Zëri i Amerikës për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Meta vijon sulmet ndaj Sorosit: Nuk i kam asnjë borxh, nuk dal kundër interesit kombëtar për fondacionin e tij

Meta injoron SHBA, BE: Mos u lodhni me ambasadorët, unë di më shumë, kam 30 vite që merrem me këtë punë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar pas lajmit se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, Dakos. Në Facebook, Duka shkruan se vendimi DASH është provë e qartë se beteja e opozitës, sipas tij, do të vijojë deri në fund. Duka tha se së shpejti “NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!”.

Postimi i plotë Agron Duka:

Shumëkujt deklaratat, qëndrimet dhe akuzat e opozitës, mund t’i kenë tingëlluar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një individ, por me një grupim të strukturuar, shembja e të cilit do të vijojë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!