Bashkia e Kamzës u thye sot me kaçavidë dhe mjete të forta për ti hapur rrugë uzurpimit të kësaj bashkie nga kryetari i dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit, Rakip Suli.
Në një shënim në profilin e tij në facebook duke postuar fotot nga thyerja e derës së bashkisë Kamëz, kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka shkruan jo me pak doza ironie:
‘Në shtetin që në vitin 2020 do të kryesojë OSBE-në, pushteti merret me kaçavidë…’