Aktualitet

Duka: Ja kush është rivali i vetëm që i trembem për kreun e FSHF-së, përballë tij nuk do kandidoja

By vizional

February 12, 2018

Armando Duka është rikonfirmuar për herë të pestë të krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas një gare të fort ku kundërshtar kishte Bashkim Finon, që vinte nga fusha e politikës. Pas 16-vite në drejtimin e futbollit në vend, Duka do të qëndrojë edhe për katër vite të tjera, çka e bëjnë atë të pathyeshëm në këtë garë pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. Por, kush është njeriu që Duka i trembet, por ta ketë përballë madje në “Zona Gol”, ku ishte i ftuar ai thotë që përballë Altin Lalës, nuk do të kandidonte fare. “Nuk do të kandidoja përballë Altin Lalës, por do ia dorëzoja me kënaqësi postin e presidentit të FSHF-së. Kam konsideratë të veçantë për atë që ai ka bërë. Një njeri me fizik aq të vogël të bëjë aq shumë. E kemi parë të gjithë se çfarë ka arritur dhe na ka bërë krenar”, ishin fjalët e presidentit të FSHF-së.