Duka i shkel syrin, Donadoni: Ja e vërteta me Shqipërinë

Duka i shkel syrin, Donadoni: Ja e vërteta me Shqipërinë

468
0

Gjashtë herë kampion i Italisë me Milanin, tri herë kampion i Europës, tetë klube të drejtuara në karrierën e tij dhe dy vite trajner i përfaqësueses së Italisë.

Cila kombëtare e një vendi të vogël do ta refuzonte Roberto Donadonin? Armand Duka ka të drejtë deri diku kur thotë se ardhja e tij mund të ishte edhe luks për stolin kuqezi, por ai i referohet më së shumti kostos financiare që mund të ketë Donadoni sesa statura e jashtëzakonshme që ka.

 

Duka e përfshiu dy ditë më parë ish-mesfushorin e shquar të Milanit dhe të Italisë në listën e kandidatëve, por ka konfirmuar se problemi i madh për të sjellë Donadonin në krye të Kombëtares është kostoja financiare. Natyrisht, Donadoni nuk bën pjesë momentalisht në listën “top” të trajnerëve (Konte, Alegri, Ançeloti, Sarri etj.), por nuk është as fillestar si Panuçi… Ka 18 vjet si trajner dhe gëzon respektin jo vetëm si një teknik serioz, por edhe si një babaxhan që nga ana njerëzore arrin t’u marrë më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion. Por si është e vërteta e kontakteve të Dukës me Donadonin?

 

“Panorama Sport” bisedoi dje me trajnerin dhe ai mohoi të ketë pasur negociata konkrete, por një fije shprese e ka lënë. Ndoshta një sjellje tipike e atyre që ia dinë vlerën vetes: “Jam gati, por duhet të më luteni ju mua…”, ishte konteksti i përgjigjeve të tij për gazetën.

 

“Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të federatës shqiptare. Por nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë pa dyshim që do të flasim”, thotë fillimisht Donadoni.