Aktualitet

Duhet reflektim: Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e rëndësishëm drejtuar…

By vizional

August 11, 2019

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

Ambasada e SHBA shprehet se kjo ditë ofron një mundësi të re për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.”, thuhet në mesazhin e SHBA.