“DUARARTËT “, kooperativa “Myzeqeja 2013”, model suksesi në bujqësi e blegtori

“DUARARTËT “, kooperativa “Myzeqeja 2013”, model suksesi në bujqësi e blegtori

3370
0

Tashmë lexuesi shqiptar është njohur me rubrikën “DUARARTËT”, një nismë kjo e deputetes socialiste të qarkut të Fierit Antoneta Dhima, por e mbështetur dhe nga mediat, për të treguar dhe për të sjellë afër publikut punën, përkushtimin e fermerëve, por dhe iniciativa të tilla të suksesshme siç është në këtë rast kooperativa “Myzeqeja 2013”. Kjo kooperativë ka nisur të funksionojë që në vitin 2013, ku janë bashkuar shumë fermerë, me qëllimin e vetëm: për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetut bujqësorë e blegtoral. Dhe bashkimi bën fuqinë. Ja çfarë shkruan në statusin e saj në rrjetin social FB, deputetja socialiste Antoneta Dhima, e cila nuk nguron të përcjell mesazhin dhe vlerësimin për këta fermerë të suksesshëm. “Kooperativa “Myzeqeja 2013” e para në Qarkun Fier, ka filluar aktivitetin e vetë nga viti 2013. Duke parë si domosdoshmëri bashkimin e fermerëve dhe si të vetmen rrugë për të arritur sukses në zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre bujqësorë e blegtoral u bë e mundur krijimi i kësaj cooperative. Kjo kooperativë aktualisht është e përbërë nga dhjetë fermerë me administrator zotin Andi Koco dhe ushtron aktivitetin e Saj në një sipërfaqe toke bujqësore prej 50-të ha. Urime dhe suksese në punën Tuaj. Zoti ju dhëntë shëndet!”-shkruan deputetja Dhima.