“Duarartët”/ “ Bar Restorant Dafinat, nje copëz treve Myzeqeje

“Duarartët”/ “ Bar Restorant Dafinat, nje copëz treve Myzeqeje

2099
0

Në rubrikën ‘duarartët“, të huazuar në fakt nga deputetja socialiste e qarkut të Fierit Antoneta Dhima, do të flasim për Bar Restorant Dafinat”. Të dhënat për këtë restorant na i servir deputetja Dhima, e cila është një nga promotoret e vlerave ushqimore, turistike, bujqësore dhe me tej të kësaj zonë. Bar Restorant Dafinat, nuk është një restorant i zakonshëm në qytetin e Fierit. Është më shumë se një restorant, më shumë se një sipermarrje private, është traditë, është nje copëz treve Myzeqeje. Restoranti është ngritur në mes të një pylli me dafina (një dru myzeqar) nga e cila ka marë emrin, në buzë të lumit Gjanica, ka një hapësirë të bukur e të bollshme, që i ngjan atyre baçeve myzeqare të zbukuruara nga nënat nikoqire, ndërsa brënda i ngjan një shtëpie tradicionale fierake, ku nuk mungon asgjë, as orenditë dhe as oxhaku, as mulliri dhe as djepi. Kuzhina është një tjetër copë Myzeqeje. Vëllezërit Tafa e kanë ndërtuar biznesin e tyre mbi traditën myzeqare, duke përdorur të gjitha recetat unike të traditës kulinare. Të gjitha këto, e bëjnë “ Bar Restorant Dafinat” një nga më të dashurit për fierakët, por edhe për ata që duan që kafen ose tavën në saç ta pijnë dhe hanë buze lumit dhe në mes të dafinave të mrekullueshme.