Lajme

”Dua të të thyej telefonin”, kush e vuri me shpatulla pas murit ministren e Shëndetësisë Manastirliu

By vizional

October 15, 2019

Nuk dimë t’ju themi me siguri se kur njeriu modern filloi të varej nga celulari, mirëpo sa më shumë përsoset teknologjia aq më të vështirë e kemi të shkëputemi prej tij. Kësaj situate nuk i shpëton dot as ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në studion e ‘’Ftesë në 5”, prej nga ku u bëri apel të gjitha grave të informohen rreth kancerit të gjirit dhe t’u nënshtrohen të gjitha kontrolleve të ndryshme, si eko e gjirit apo mamografia.

 

Zonja Manastirliu foli gjithashtu edhe për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me vajzat. Ajo pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora edhe gjatë kohës që është në shtëpi, e kjo duket se nuk pritet shumë mirë nga vajzat.

 

 

Thënë këtë, ministrja ndau një detaj personal, duke treguar se dëshira e vajzës së vogël drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, ishte që celulari i saj të mos funksiononte më. “Po prisja të më thoshte ndonjë kukull, ndonjë libër, këto gjërat që fëmijët zakonisht kërkojnë”, u shpreh Ogerta, por ja që në fakt kërkesa e vajzës paska qenë e paparashikueshme, duke shprehur publikisht se ndihet keq që nuk kalon aq shumë kohë me vajzat e saj për shkak të impenjimeve në politike. Ajo tregoi gjithashtu se ndihet të paktën e qetë pasi bashkëshorti i saj është shumë i pranishëm në rritjen e dy vajzave, sikundër edhe familjarë të tjerë.