Aktualitet

‘DUA TË SHES VESHKËN…’ Sofia 53 vjeçare TRONDIT me historinë e vet: U divorcova dhe fëmijët i çova në jetimore, ata nuk ma falin…

By vizional

October 26, 2020

Nëse nuk do të dëshironit të nisnit të hënën negativisht, sot, televizori duhet të ishte I fikur. Sofia, që telefonoi në emisionin “Aldo Morning Shoë” ka bërë shumë shqiptarë të qajnë nga halli I madh dhe dhimbja e një nëne me tre fëmijë.

 

“Të lutem Aldo, unë dua të shes veshkën” tha gruaja nga ana tjetër e telefonit në transmetim, duke lënë jo pak të habitur drejtuesin karizmatik të emisionit Aldon Lipe për këtë kërkesë të pazakontë.

 

E kur u pyet për arsyet se pse kjo grua kërkon të bëjë dicka ekstreme, ajo fillon të tregojë historinë e jetës së saj.

 

“Jetoj sot në një shtëpi sociale. Kam 15 vjet e divorcuar me tre fëmijë. Meqë fëmijët I mora unë se burri nuk I mbante, ngaqë nuk kisha si ti rrisja, I cova në një jetimore. Njëri ishte 4 vjec, e tjetri 10 vjec. Sot që jam 53 vjec, ata nuk ma falin kurrë që I kam cuar në shtëpinë e fëmijës. Nuk më marrin në telefon, nuk më flasin. S’më hapin as telefonin kur I marr se kanë frikë se u kërkoj ndonjë dymijë lekësh. Unë nuk e kam problem të jetoj, shes fara luledielli, mund të mbledh kanace…Isha në shtëpi me qira, po meqë nuk ia pagova dot qeraxhiut qeranë në kohë, ai më nxorri përjashta. Pastaj erdha në qendrën sociale. Unë nuk jetoj dot këtu, unë po të dal të punoj, 4000 lekë në ditë (të vjetra), I nxjerr dhe jetoj”, tregonte Sofia në anën tjetër të telefonit mes dhimbjes.

 

E më pas vazhdon:

 

 

“Kam një xhaxha në fshat, vetëm me atë flas, ai ma di hallin. UNE DUA TE SHES VESHKEN. Të lutem Aldo, nëse më dëgjon ndokush që kërkon veshkë, të vihet në kontakt me mua” tha Sofia 53 vjecare në anën tjetër të telefonit.

 

E ajo, me shitjen e veshkës, pretendon të bëjë ca para, dhe të paguajë shtëpinë me qira. “Unë pas divorcit nuk jam martuar kurrë. Dua të shkoj në shtëpi me qira, pastaj jetesën do ta përballoj vetë”.

 

Sofia, 53 vjece, të lë pa fjalë ndërsa e dëgjon. Shumë njerëz nëpër shtëpi që e kanë dëgjuar, e kanë humbur për pak. Nga theksi, dukej se jetonte në veri të Shqipërisë, por kontaktet për tu ndihmuar mund ti ketë lënë në emisionin “Aldo Morning Shoë”.

 

Dhe Sofia duhet të ndihmohet. Ndoshta jo për shitjen e veshkës që e tha me aq ngulm në television, por për ti gjetur një mundësi të mirë pune.