Dua Lipa zgjedh të jetojë në këtë vend për të qenë pranë...

Dua Lipa zgjedh të jetojë në këtë vend për të qenë pranë të dashurit të saj

350
0

Përveçse e bukur, dashuria ka edhe sakrifica.  Shembull i kësaj është edhe këngëtarja e njohur Dua Lipa, e cila ka gjetur zgjidhjen për të mos qëndruar larg të dashurit të saj, edhe pse iu desh të zhvendosej përtej oqeanit. Duke qenë se i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid, jeton në Los Anxhelos, pandemia ia ka vështirësuar edhe më shumë punën Dua-s, e cila ka marrë një vendim të rëndësishëm.

1713dfd2-9947-41c2-bbbd-23484e42382a

Ajo ka marrë një shtëpi pranë familjes së tij në Beverly Hills, në Kaliforni, pasi ai kaloi tre muaj me të në Londër gjatë pandemisë. Sipas “The Sun”, një burim tha: “Ishte e vështirë të shkoje në Shtetet e Bashkuara dhe ajo e di që nuk do të jetë e lehtë lëvizja lart e poshtë, sepse do t’i duhet të karantinohet për javë të tëra. Është e çuditshme, sepse e gjithë familja dhe miqtë e saj janë në Londër”.

486412e9-89cb-409b-b634-632da4fa27d2

“Por ajo njeh shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, ashti si edhe Anwar, i cili ka jetuar atje kohët e fundit, prandaj ajo është optimiste. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara pikërisht tani është diçka e mrekullueshme për karrierën e saj atje gjithashtu. Dua po mundohet që ta bëjë vendin sa më të këndshëm dhe së fundmi, së bashku me Anwar ajo ka marrë një qenush, të cilin e kanë quajtur Dexter, sepse ata e shohin të ardhmen e tyre në Los Anxhelos”,- shtoi ai.

0f48ce4e-3c7f-40b4-b27c-620bfdd7aac8

Çifti filluan të bashkëjetojnë në muajin shtator të vitit të kaluar, tre muaj pasi dilnin bashkë, duke marrë me qira një apartament në New York.