Aktualitet

Dua Lipa ‘ndezë’ skenën e Glastonburyt, ladërohet nga BBC (Foto/Video)

By vizional

June 24, 2017

Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur, vetëm pak kohë pas lansimit të albumit ajo po vazhdon performancat në skena të njohura. Mbërmë, këngëtarja ka performuar në festivalin e njohur Glastonbury, para një audience të madhe. Faktin që Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera e tregoi vetë audienca që brohorisnin këngët e Duas bashkë me të. Ajo mori lëvdata edhe nga BBC, të cilët në Instagram kanë shpërndarë disa imazhe të saj duke shkruar fjalë të mëdha për këngëtaren. “Turma e donte atë, ne e donim atë, ne mendojmë se @DuaLipa e donte gjithashtu! Ajo erdhi, ajo këndoi, ajo pushtoi. 🙌” shkruan BBC.