Drejtoria Detare ngre alarmin: Nga 4 deri në 6 shkurt moti do...

Drejtoria Detare ngre alarmin: Nga 4 deri në 6 shkurt moti do të përkeqësohet, merrni masa

316
0

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se në datën 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet, dhe se duhen marrë masa për mjetet e lundrimit.

 

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

 

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, njofton drejtoria e përgjithshme detare.