Drejtori i OBSH: Problem qëndrimi në ambiente të mbyllura në dimër. Ja...

Drejtori i OBSH: Problem qëndrimi në ambiente të mbyllura në dimër. Ja kur vijnë testet e shpejta. Kush e merr i pari vaksinën

318
0

Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me situatën Covid në vend dhe ndihmën që OBSH-ja pritet të japë.

Ai premtoi se për 8 apo 10 javë në Shqipëri do mbërrijnë testet e shpejta për të zbuluar Covid, ndërsa strategjia e testimit dhe gjurmimit është e rëndësishme kur shoqërohet edhe me masa të tjera.

 

I dërguari i OBSH-së tha po ashtu se Shqipëria është e barabartë me vndet e tjera të botës sa i përket marrjes së vaksinës.

 

Si e konsiderani situatën e virusit në Shqipëri krahasuar me Rajonin?

 

Hans Kluge: Në fazën e parë Shqipëria ia ka dalë shumë mirë, më mirë se shumë vende të tjera për shkak të reagimit drastik. Tani është situata si në vendet e tjera. Ka pasur vende që janë ruajtur në të parën dhe më pas goditen më fortë, sekreti është vigjilenca. Ndejta në ambiente të mbyllura gjatë dimrit janë problem. Shkollat janë “ok” nuk kanë shkallë të lartë infektimi. Edhe vendet me sistemet më të forta të shëndetësisë mund të lodhen shpejt, kemi parë rastin e Spanjës. Stafi mjëksor po lodhet, ka huhatje, por ne kemi parë që kjo pandemi ka më shumë rritje.

 

A mendoni se po kryehen pjaftueshëm testime në Shqipëri?

Hans Kluge: Më e rëndësishmja është se Shqipëria ka 5 herë rritje në testim, por jo vetëm testimi, por një paketë masash, testohet, gjurmohet, karantinohen personat e prekur dhe masat që duhet të mbajnë qytetarët si: larja e duarve, higjiena. S’kemi një kurë, por deksometazoni ishte një zhvillim i madh për pacientët në gjendje të rëndë. Ka pasur sukses aty. Testmi nuk është zgjidhje magjike, duhen të gjitha hapat e tjera. Na duhen vërtet testet e shpejta. Do t’i sjellim shumë shepjt në Shqipëri

 

 

Kur vijnë testet?

Manastirliu: Roli i testimit është shumë i rëndësishëm kur shoqërohet me gjurmim dhe izolim. Kemi marrë masa për financimin e këtyre testeve, kemi përparuar për blerjen e testeve të sigurta, në këtë moment kemi aplikuar, jemi gati me financimin dhe do mbshtetemi edhe nga OBSH. Pra po ju përgjigjem: Po, qeveria ka gati financimin për blerjen e testve të shepjta të antigenit.

 

A do të përfitojë edhe Shqipëria në të njejtën kohë me vendet e tjera vaksinën antiCovid?

Hans Kluge: Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e propullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjec, dhe ata që janë të riskuar nga sëmundje koronare. OBSH është për këtë të mië globale që të ketë barazi në shpërndarje.

 

Kur do të vijnë testet e shpejta në Shqipëri?

Hans Kluge: Pas 8 apo 10 javësh, por ne po përpiqemi ta shkurtojmë afatin. Shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, sa në këtë luftë. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçuar mënjanë, që ne nuk e dimë, por që të gjithë po punojmë, dhe po përpiqemi ta shkurtojmë kohën.