Dramë shtatë goleshe në Anfield

Dramë shtatë goleshe në Anfield

372
0

Liverpool ka arritur fitoren e parë në  Ligën e Kampionëve me rezultat 4-3. Por, djemtë e Jurgen Klopp për pak u befasuan pasi që epërsinë e tyre prej 3-0 Salzburg arriti që ta barazoi. U desh një gol i Salah në minutën e 69-të për ta rikthyer epërsinë  dhe marrë tri pikët e para

Liverpool ka arritur ti sigurojë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve duke e mundur me rezultat 4-3 kampionin e Austrisë, Salzburg.

Që në fillim të pjesës së parë u mendua që Liverpool nuk do të kishte vështirësi për ta fituar këtë ndeshje.

Një aksion i nisur nga Mane përfundoi në gol nga ky i fundit i cili pas një depërtimi dhe kombinimi me Firmino shënon golin e parë në minutën e nëntë.

 

Liverpool dyfishoi epërsinë në minutën e 25-të. Kësaj radhe goli erdhi pas një kombinimi të mirë në mes të Trent-Arnold dhe Robertson, i cili edhe shënoi për rezultat 2-0.

Mohamed Salah trefishoi epërsinë në minutën e 36-të.

Pikërisht pas këtij goli edhe fillon spektakli.

Rezultatin e ngushtoi Hee-Chan Hwang në minutën e 39, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 3-1.

Pjesa e dytë fillon me dy gola të shpejtë të Salzburg të cilët arrin që ta barazojnë rezultatin. Në minutën e 56-të shënon Minamino kurse pas katër minutave barazon Haalands.

Por për mos të ndodh befasia në skenë del përsëri Mohamed Salah për të shënuar golin e katër për Liverpoolin dhe golin e fitores për skuadrën kampione të Europës.

Shperndaje