Drama e lezhjanit: Tentoi të digjej Para parlamentit, 3 javë më parë...

Drama e lezhjanit: Tentoi të digjej Para parlamentit, 3 javë më parë do hidhej nga vinçi

372
0

Personi që tentoi të vetëdigjej para Parlamentit është 35-vjeccari Saimir Zalli nga Lezha, i cili tri jave më parë kërcënoi se do të hidhej nga vincci në Tiranë. Ai sot u shpëtua nga policia pasi tentoi ti japë fund jetës për probleme familjare. Mësohet se pas ndërhyrjes policia ka shoqëruar të riun nga Lezha për të sqaruar më tej shkaqet që çuan në tentativë për tu vetëflijuar 35-vjeçarin lezhjan. Më 16 tetor për 2 orë ka qëndruar mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej. Atë dite, gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike për “News 24”, atë ditë ka treguar komunikimin me Zallin. Hoxha tha, se 35-vjeçari nga Lezha i kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte disa çështje për të zgjidhur me Prokurorinë dhe Gjykatën. “Më kërkoi që të shkoj sa më shpejt të jetë e mundur atje. I thashë zbrit që aty se do të vij të merrem unë me atë punë. Më tha që ka një hall të madh dhe një çështje me Prokurorinë dhe më gjykatën. Më tha të mundohem ta ndihmoja. I thashë që nuk zgjidh gjë duke qëndruar aty. Tha që problemin mund ta zgjidhte vetëm në këtë formë dhe se vetëm tek unë kishte besim. Unë tani nuk e takoj dot, pasi telefoni i tij është i fikur. Por, sapo të jetë i lirë do ta kontaktoj dhe do t’i telefonoj. Uroj që të mos ketë penalizime”, tha Hoxha. Ndërsa në polici, Zalli ka dëshmuar se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. Zalli është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.