Aktualitet

Drama e familjes Paça, sëmundja që i mori jetën babait rrezikon edhe 3 fëmijët

By vizional

April 27, 2019

Sëmundja që i morri jetën babait rrezikon edhe jetën e tre fëmijevë të familjes Paça në Vranisht të Hasit.

 

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në fshatin Vranisht ku takuan Lulzime Paçën 39 vjeç, e cila jeton me tre fëmijë.

 

Bashkëshorti Bajrami i ka vdekur në moshën 44 vjeçare pasi vuante nga tumori në veshka. Ai nuk kishte para mjaftueshëm për t’i kuruar, ndërroi jetë duke lënë tre fëmijë jetimë.

 

Për fat të keq tre fëmijët, ashtu si i ati vuajnë nga veshkat pasi mjekët u kanë thënë se kanë kiste. Vetë Lulzimja vuan nga migrena në fazë të avancuar.

 

Ajo shprehet se ka vuajtur shumë, nuk ka parë një ditë të bardhë nga varfëria dhe sëmundjet që i janë ulur këmbëkryq në shtëpinë e saj.