Dosja italiane/ Zbardhet roli i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali

Dosja italiane/ Zbardhet roli i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali

330
0

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me veprimtarinë kriminale të Dritan Shorajt, akademiku 47-vjeçari i arrestuar të premten në Tiranë, për llogari të autoriteteve italiane. Në të njëjtën ditë kur Gjykata e Tiranës e ka lënë nën masën e arrestit me burg për 40 ditë, në pritje të ekstradimit në Itali, mediat fqinje, duke iu referuar hetimeve të autoriteteve italiane, zbardhin rolin e profesorit të Fakultetit të Ekonomikut në UT, në trafikun e drogës. Sipas karabinierëve të Venezia-s, Dritan Shoraj ishte pjesë e një bande trafiku droge që ka vepruar në vitet 1998-2000. Operacioni, i kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, çoi në arrestimin e 47-vjeçarit, ndaj të cilit rëndonte një dënim me 4 vite e 20 ditë burim, i dhënë nga Apeli i Venecias. Sipas hetuesve italianë, në ato vite, Shoraj ka qenë përgjegjës për importimin e qindra kilogramëve hashash dhe marihuanë në provincën e Venecias. Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Pineta”, që çoi në goditjen e një organizate kriminale të përbërë nga italianë, shqiptarë, dhe afrikano-veriorë, e në dënimin e 128 personave që u hetuan.

 

Të gjithë, të përfshirë në zinxhirin e trafikut të drogës nga importi deri në shpërndarjen e drogës në doza të vogla në në lokalitetet turistike të verilindjes së Italisë.

 

Roli i Shoraj në organizatë ishte të siguronte lëndën narkotike në Shqipëri dhe të organizonte transportin përmes detit në territorin italian.

 

PANORAMA