Dosja e Izet Haxhisë/ Krimet e Rënda shpallin moskompetencë çështja i kalon...

Dosja e Izet Haxhisë/ Krimet e Rënda shpallin moskompetencë çështja i kalon Gjykatës së Lartë

304
0

Dosja e Izet Haxhisë, Krimet e Rënda shpallin moskompetencë çështja i kalon Gjykatws sw  Lartë

 

Gjykata e Krime të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen “Hajdari” me të pandehur Izet Haxhinë.

Çështja e Izet Haxhisë ka kaluar tek Gjykata e Lartë. Ndërkohë kjo e fundit është prej kohësh jashtë funksionit për shkak të mungesës së anëtarëve.

Kështu në seancën e sotme Krimet e Rënda vendosën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Haxhinë dhe shprehën dëshirën për ta kaluar këtë çështje te Gjykata e Lartë, si organ më i lartë.

Sakaq, kjo masë do të jetë derisa të shprehet Gjykata e Lartë.  Kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale do të vendosë se kush gjykatë do e shqyrtojë këtë dosje.  

Derisa kjo të ndodhë Izet Haxhia do të vijojë të qendrojë në qeli. Ndërkohë në seancën e sotme avokati e ka cilësuar këtë vendim si zvarritje të procesit.

Kohë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ‘’Hajdari’’ duke ia kaloi në dorë Krimeve të Rënda. Ndërkohë, për këtë çështje, u përzgjodhën 3 gjyqtarët: Klodian Kurushi, Fran Prendi dhe Marsela Balili për të gjykuar plotësisht njërën nga çështjet më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar.

I akuzuari për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, Izet Haxhia ka kërkuar vazhdimisht lirimin nga drejtësia shqiptare teksa pretendon se e ka kryer dënimin prej 25 vitesh duke llogaritur se 13 vite paraburgim në Turqi kthehen në 20 vite burg në Shqipëri, por Gjykata Penale e ka hedhur poshtë këtë gjë.