Dorëhiqet Zhuljen Varfaj kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit

Dorëhiqet Zhuljen Varfaj kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit

322
0

Është dorëhequr nga detyra kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Mësohet se Varfaj ka vendosur të largohet nga ky post pas problemeve shëndetësore.

Varfaj nuk do të qëndrojë as në pozicionin e zëvendëskryetarit. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Pritet që në krye të bashkisë Durrës të Komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.