Aktualitet

Dorëhiqet nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës

By vizionc

September 11, 2019

Pas  shkarkimeve në Kadastrën e Vlorës, mësohet se ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen edhe nëndrejtori tjetër i kësaj Kadastre, Ardian Musta.

Ky i fundit ka deklaruar se po dorëhiqet për arsye personale. Më herët është shkarkuar Drejtori Florian Alimadhi dhe nëndrejtori Klodian Troci si edhe një numër ende i pakonfirmuar specialistësh.

Sakaq, Krimi Ekonomik ka vënë nën hetim 23 persona në Kadastrën e Vlorës, të akuzuar për tjetërsim të pronës.

Nga ana tjetër, Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame deklaroi para mediave hapjen e konkursit për punësimin e 74 specialistëve në të gjithë vendin. Ai refuzoi haptazi nepotizmin duke iu drejtuar dhe të afërmve të mos kërkojnë të gjejnë vend pune në zyrat e Kadastrës.