Aktualitet

Dorëheqja e nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës, kush zëvendësuesja që u emërua në vend të tij (EMRI)

By vizionc

September 12, 2019

Pas dorëheqjes së nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës, Ardian Mustës ditën e sotme është emëruar zëvendësuesja e tij.

Mësohet se pasardhësja e tij në detyrë është Elona Hodaj, e cila më parë ka punuar si Shefe Kabineti në Bashkinë Vlorë gjatë periudhës 2013-2016 dhe si Zëdhënëse e Kryetarit të Bashkisë Vlorë për periudhën 2007-2013.

Përfshirja në politikë e Hodajt ka nisur në vitin 2003, ka vazhduar si Kryetare e Fressh-it për Bashkinë Vlorë për periudhën 11 tetor 2006 – nëntor 2011 dhe më pas si Anëtare e Asamblesë Bashkia Vlorë dhe asaj Kombëtare, Delegate Kongresi dhe shume aktivitete politike të tjera.

Ndërkohë vittet e fundit, Hodaj ka qenë Drejtore Kabineti në Bashkinë Vlorë, post të cilin e mbante deri ditën e djeshme.